Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nishani-Ramës: Vodhe Samitin, më fsheh ftesat. Rama: Do t’i them ballazi ç’kam për të thënë. Reagon Bushati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ora 15.00 – Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjeti një mënyrë tjetër në distancë për të komunikuar me presidentin e Republikës Bujar Nishani, nëpërmjet një statusi të tij në twitter. Bushati thotë se këtë gjë nuk e kishte dëgjuar më parë, që një ministër i Jashtëm, nuk e linte presidentin e Republikës të dilte jashtë shtetit.

“Edhe një rekord tjetër. Hera e parë që dëgjojmë një kryetar shteti që ankohet për një ministër, duke pretenduar se nuk e lë me dalë jashtë!” shkruan Bushati në twitter.

Në këtë mënyrë, duket se ka humbur çdo lloj kontakti institucional, kur vetë ministri i Jashtëm i kthen përgjigje presidentit në twitter. 

statusi bushati

Statusi ne twitter i Ministrit Bushati

 

Marrëdhëniet e ngrira mes kreut të shtetit dhe qeverisë shqiptare e Ministrisë së Jashtme për çështjen e komunikimit diplomatik, u deklaruan nga Presidenti Bujar Nishani gjatë konferencës për shtyp ku ai doli për emergjencën në vend.

Presidenti akuzoi Ministrin Ditmir Bushati se i ka mbajtur të “fshehura” ftesat që kanë ardhur në emër të presidentit, dhe se atij si institucion, nuk i janë përcjellë këto ftesa.

Presidenti bëri publik dy raste, njëra ftesë nga arbëreshët e Italisë (dhe këtë informacion e kishte marrë nga ambasadori Neritan Ceka) dhe një ftesë tjetër nga Kroacia, me rastin e zgjedhjes së presidentes së re atje ku do të ftonte krerë të shteteve të rajoneve (dhe këtë e kishte marrë vesh nga ambasada në Zagreb).

Por kulmi i marrëdhënieve të ngrira diplomatike (ku në fakt Presidenti nuk firmos ambasadorët) ishte ai i Samitit që duhet të mbahet në Qershor për iniciativën e Evropës Juglindore, presidencën e së cilës e mban aktualisht Shqipëria. Presidenti than ë konferencë për shtyp se Shqipëria duhet tia kalojë presidencën e radhës Bullgarisë. “Për herë të parë informohem se qeveria ka vendosur të mos ketë samit të krerëve të shteteve, por samit kryeministrash. Këtë e ka bërë pa u konsultuar me presidentin e Republikës. Duke pasur parasysh se shteti shqiptar ka obligim të ruajë imazhin, një qeveri nuk përfaqëson gjithë shtetin. Por nuk mund të mohoj se jam i zhgënjyer që nuk do të ketë Samit. Një raport i tillë cënon imazhin e shtetit shqiptar” tha Presidenti në konferencë për shtyp, duke theksuar se kur të ndodhë ky samit, Shqipëria do të jetë në fushatë zgjedhore, dhe duke akuzuar indirekt Ramën se këtë samit kërkon ta përdorë për fushatë.

E duke sqaruar këtë çështje, presidenti tha se ka ngritur problematikën që lidhet me procedurën e emërimit të ambasadorëve, jo me emra konkretë. Por duhet sipas tij të bëhen konsulta që kanë të bëjnë me prezantimin nga kryeministri argumentat dhe garancitë për emrat. “Këto janë të vetmet kërkesa të miat. Për sa kohë që nuk respektohem nga qeveria, bëhet e pajustifikueshme e drejta e emërimit të ketyre ambasadorëve” tha kreu i shtetit.

Por në orën 13.00, i është përgjigjur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp që mbajti për situatën, ku gjithashtu pranoi edhe pyetje nga gazetarët.

“Qeveria nuk e sulmon Presidentin. Kjo është ajo që ka ndodhur. Pas 23 qershorit kemi një qeveri që nuk sulmon presidentin, por nga ana tjetër kemi një President që sulmon qeverinë. Me institucionin e Presidentit kemi karakter zyrtar komunikimi. Ç’kemi për t’i thënë presidentit, ia themi në sy, ia themi ballë për ballë. Presidenti ka bërë zgjedhjen e tij të gabuar. Por kjo është një zgjedhje e tij. Sa për gjendjen e jashtëzakonshme, mund të them se në Kuvend dje janë dhënë sqarime se kush e kërkon dhe pse. E kërkojnë ata që e kanë shpallur nja katër herë gjendjen e Jashtëzakonshme në këtë vend” tha Rama në komunikim me median. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img