Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Nishani nuk i ndahet Bashës: Është humbës i përsëritur! Nuk do e mundë Ramën as për 18 vite

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i ka bërë edhe njëherë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD tha sot për të disatën herë se kreu demokrat duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Nishanit, Basha është “humbës i përsëritur” dhe se nuk do mund të arrijë të mundë Edi Ramën në zgjedhje “as në 18 vite”. 

“Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Humbi në garën e parë elektorale politike në 2017. U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vjedhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfajësime. Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë. Mendoj që në 8 vite Basha nuk arriti të përmbushte projektet e tij për të rrëzuar Ramën. Nuk do arrijë as në 18 vite. Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri. Kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike”, deklaroi Nishani.

spot_img

Më shumë

spot_img