Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Nishani nga Nju Jorku: Lëndimi i 140 qytetarëve në miting, ngjarje shumë e rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me lëndimin e një numri të madh qytetarësh, përfshirë dhe liderin e opozitës z. Lulzim Basha gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Duhet thënë që ju e keni bërë një reagim, zyra juaje shtypit në faqen zyrtare të internetit.

Presidenti Nishani: Menada unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që përpara se të nisja përgjigjen, të shfrytëzoja këtë mundësi që më keni dhënë me ftesën në studion televizive të “Zërit të Amerikës” sot nga Uashingtoni ju dhe unë nga Nju Jorku për të shprehur nderimin e popullit shqiptar për “Ditën e Kujtesës” që është një nga ditët e veçanta, që përkujtohet dhe nderohet këtu në SHBA dhe nga populli amerikan.

Sot populli amerikan kujton sakrificat e panumërta, historinë, bijtë dhe bijat e rëna në përpjekje për të mbërritur sot ku Amerika e madhe është. Dhe besoj se ky është një shembull që na inspiron dhe ne shqiptarët.

Ndaj, unë përfitoj sot nga rasti që të bashkoj nderimin tim dhe nderimin e popullit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve me nderimin që populli amerikan i bën heronjve të tij edhe gjithë kësaj historie të madhe. Ne jemi krenar që në faza dhe momente të caktuara dhe shumë të rëndësishme Shqipëria dhe bijtë e Shqipërisë kanë bashkuar përpjeket e tyre me përpjekjet e djemve dhe vajzave të popullit amerikan në interes të lirisë dhe paqes siç ka ndodhur në Afganistan, Irak dhe më tej. Ne shqiptarët kemi edhe ne heronjtë, martirët tanë së bashku me bijtë e SHBA-së dhe popullit amerikan në ruajtjen dhe arritjen e paqes dhe lirisë. Ndaj, desha ta bëja këtë mesazh sot pikërisht në këtë ditë të veçantë sot për Amerikën dhe popullin amerikan.

Gazetarja: Pa diskutim është një mesazh shumë i vlefshëm.

Presidenti Nishani: Në lidhje me pyetjen tuaj është një një situatë shqetësuese, është një ngjarje e rëndë. Unë kam pasur që ditën e djeshme menjëherë sapo jam informuar për ngjarjen me autoritetet e institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese në Shqipëri; të Inteligjencës, Prokurorisë, Policisë së Shtetit. Vazhdoj të kem kontakte me ta.

Stafi im në Tiranë vazhdon të ketë kontakte me këto institucione. U kam dërguar së pari urimet e mia më të sinqerta dhe solidaritetin tim me gjithë ata qytetarë të lënduar, përfshirë dhe liderin e opozitës z. Basha, tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Me sa kam marrë informacion që nuk ka rreziqe eminente tek jeta dhe shëndeti i të prekurve dhe lënduarve.

 Gjithsesi mendoj që autoritetet dhe shërbimi mjekësor duhet të vijojë ndekjen dhe ofrimin e të gjithë ndihmës për të mos pasur asnjë pasojë te të prekurit dhe lënduarit, dhe nga ana tjetër vazhdoj të ndjek dhe të pres me shumë interes dhe angazhim hetimin e plotë dhe zbulimin e plotë të arsyeve dhe shkaqeve të kësaj ngjarje në mënyrë të tillë që fushata elektorale, që tashmë ka nisur në Shqipëri, të karakterizohet nga elementet e sigurisë së plotë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img