Hapësire reklamuese

Politikë

Nishani në fund të mandatit, edhe pak muaj nga zgjedhja e presidentit të ri, ja afatet

Shkruar nga Newsbomb

Bujar Nishani është në fund të mandatit të parë si president i Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit i duhet të zgjedhë pasardhësin e tij.

Por për politologun Afrim Krasniqi viti 2017 përbën një rast unik të përplasjes së datave për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë një interviste për “Shekullin”, Krasniqi thekson se fillimisht do të zgjidhet presidenti i Republikës nga ky parlament dhe praktika duhet të nisë midis datave 25 prill deri më 24 maj, pasi më 18 qershor Nishani ka dekretuar zgjedhjet e përgjithshme.

“Kombinimi i datave me afatin e mbarimit të mandatit të parlamentit, të presidentit dhe të shpërndarjes së legjislaturës aktuale tregon se praktika e zgjedhjes së Presidentit, duke llogaritur te paktën 4 raunde, duhet të realizohet përpara datës 25 maj, ndaj edhe praktika për zgjedhjen e Presidentit duhet të nisë midis datave 25 prill – 24 maj 2017", ka thënë Krasniqi.

Politika ka nisur diskutimet për presidentin e ri dhe palët po formojnë publikisht qëndrimet e tyre. Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim me LSI-në e Ilir Metës për një mandat të dytë të Nishanit, por kreu i Kuvendit i mbylli derën duke theksuar se nuk ka asnjë detyrim për t’u rreshtuar në krah të opozitës në këtë çështje. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.