Hapësire reklamuese

Politikë

Nishani mesazh ngushëllues Erdogan: Jemi krah jush në luftën kundër terrorizmit që synon të përçajë shoqëritë tona

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllues presidentit Erdogan për masakrën e nddhur në Turqi që u mori jetën 39 personave. 

Në urimin e tij presidenti Nishani e dënon ashkpër këtë sulm terrorist . Sipas tij sulmet tilla kanë synim të përçajnë shoqëinë.

“E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, mbylli deklaratën e tij Presideni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.