Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Nishani mesazh ngushëllimi familjes Gjeta: Lajm i rëndë për të gjithë shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të komandantit të FNSH-së në Shkodër, Simon Gjeta. Në mesazhin dërguar familjarëve të komandantit, Presidenti Nishani thekson se vrasja e tij në krye të detyrës është një lajm tejet i rëndë për të gjithë shqiptarët.

Presidenti u bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

“Të dashur anëtarë të familjes Gjeta!

Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme dhe tragjike nga jeta të komandantit të FNSH-së në Shkodër, duke rënë në krye të detyrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të bashkëshortit dhe babait të dashur, Simonit tuaj të shtrenjtë.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht aktin gjakatar, u bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit. Prehu në paqe të përjetshme Komandant Simoni”, përfundon mesazhi i kreut të shtetit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img