Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka organizuar një pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Nishani ka shprehur falënderimet më të përzemërta për ata që i quajti rilindësit e vërtetë me në krye atin e pavarësisë, Ismail Qemali që bënë të mundur ardhjen e kësaj dite të bekuar për shqiptarët.
Në fjalën e tij Presidenti tha se vendi ka dy prioritete në vijim: Zgjedhje të lira e të ndershme dhe lirimi i vendit nga kanabisi.
“Kanabisi, një murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen, ne the fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin, politikën dhe shtetin”, tha Nishani.
Presidenti i bëri thirrje palëve të bëjnë sa më shpejt një reformë zgjedhore. “Ftoj të gjitha palët të bëjnë sa më shpejt reformën zgjedhore, duke korrigjuar defektet. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cenuara. Unë shpreh besimin se Shqipëria dhe të gjitha institucionet do të dinë të ngrihen, duke bërë më të mirën”, tha Presidenti Bujar Nishani.