Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Nishani: Jo standarde të dyfishta për Reformën në Drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë Kryeministrin e Landit gjerman të Hessen-it, zotin Volker Bouffier, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri, në kuadrin e një turi rajonal.

Kreu i Shtetit përshëndeti interesin rajonal të zotit Bouffier, si dhe e konsideroi vizitën e tij në Shqipëri si shumë domethënëse e të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e një prej Landeve më të zhvilluara të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Procesi i integrimit evropian, si projekti më madhor i vendit lidhet me arritjen e standardeve evropiane, ku krijimi i shpresës dhe mundësive për një jetë më të mirë në vend mbetet standardi themelor e që lidhet ngushtësisht me të gjithë elementet e tjerë të reformave që do ta afrojnë vendin me BE-në”, tha Nishani.

Presidenti Nishani e njohu gjithashtu zotin Bouffier me reformat e gjithanshme e të pandalshme të ndërmarra nga institucionet shqiptare. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformën në drejtësi, Presidenti Nishani theksoi se është një ndër reformat më të thella e më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ku Gjermania, falë modelit dhe potencialeve të saj mund të japë një ndihmë konkrete.

“Përmbushja e saj me sukses varet nga transparenca dhe aplikimi i një standardi dhe jo e standardeve të dyfishta. Vetëm kështu mund të rritet besueshmëria mes palëve dhe të përmbushet reforma me sukses”, u shpreh Nishani.

Nga ana e tij, zoti Bouffier, duke iu referuar potencialeve ekonomike e njerëzore të Shqipërisë, shprehu gatishmërinë e Landit që drejton për të qenë aktiv në mbështetjen e zhvillimeve në Shqipëri, si dhe krijimin e një klime të përshtatshme për kapitalet, ekspertizën dhe investimet gjermane në Shqipëri.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img