Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nishani ia thotë në sy Bashës: Duhet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit, është një shërbim që Basha ka për detyrë t’i bëjë PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PArtisë Demokratike, Bujar Nishani, në mbledhjen e këtij Këshilli i ka thënë në sy Lulzim Bashës se duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.

Ai u shpreh se dorëheqja e Bashës është një shërbim që kryedemokrati ka për detyrë t’ja bëjë PD-së, teksa shton se as kjo dorëheqjes nuk mjafton për të zgjidhur pikën kritike të Pd-së.

“E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik !

Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë !

Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë. Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.

Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike. Procesit të së ardhmes së saj. Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD. Jo, natyrisht që jo. Por është një hap që relakson kaosin e shkatuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë !

Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë”, është shprehur Nishani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img