Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“Nishani i prishi punë çadrës me dekretimin e Xhafajt, ndodhi diçka e çuditshme”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas vendimit të kryeministrit Rama për të emëruar ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafajn, pati reagime nga PD, të cilët i kërkuan Presidentit Nishani mosdekretimin e tij. Edhe pse u duk se kandidatura e Xhafajt nuk do të dekretohej, sidomos pas akuzave publike nga dy persona, që pretendojnë se ishin dhunuar nga ai në cilësinë e hetuesit në vitin 1986, ndodhi ndryshe.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Nishani “zhgënjeu” krahun e vet politik, duke e hedhur përgjegjësinë tek Parlamenti. Ai shprehu në mënyrë përfundimtare, pamundësinë e refuzimit të kandidaturës së Xhafajt si ministër i Brendshëm, megjithëse e shihte “si të papërshtatshëm”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, analisti Andi Bushati thotë se një qëndrim i tillë, të çon në logjikën se ka ndodhur “diçka e çuditshme”.

“Logjika e ngjarjeve të çon në idenë se ka ndodhur diçka e çuditshme. Nishani që kur ka dekretuar Qeverinë Rama nuk e ka patur me qejf. Për vullnetin e tij politika, është normale. Edhe kur dekretoi Arben Ahmetajn si ministër Financash nuk e ka patur me qejf. Fakti që të gjitha këto këtë herë i bëri ndryshe, na bën minimumi të pyesim veten pse veroi ndryshe nga ç’ka vepruar në 3 vite e gjysmë. Kjo më bën të mendoj se Nishani është nisur me idenë të mos dekretojë së paku Xhafajn.

Nga juristët që kam konsultuar më duket se më shumë të drejtë Nishani ka ashtu siç veproi. Por a ka qenë Nishani më shumë në sintoni me PD? Unë mendoj se po, por në momentin kur PD i duhej më shumë u soll ndryshe nga sa do donte PD. Mendoj se me këtë vendim, Nishani i ka prishur më shumë punë PD e çadrës. E gjithë historia për Xhafajt do të varej nga qëndrimi i Nishanit, nëse për ditët që parashikon ligji për dekretimin, do të ishte hetuar për Fatmir Xhafajn, nisur nga akuzat e bëra nga disa persona.

Nga ana tjetër kemi deklaratën e djeshme të Xhafajt, që thotë se “në rregull ju keni këto fakte, por në kohën për të cilën më akuzoni unë nuk kam qenë në detyrë”. E vetmja gjë që mund të na e sqarojë këtë gjë janë faktet”, u shpreh Bushati.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img