Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Nishani “i pamëshirshëm” me Bashën: Mund të asgjësojë partinë! PD s’duhet të hyjë në parlament, jemi përçarë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani mendon se PD nuk duhet të hyjë në Parlament. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe sa kohë ato mandate nuk mund të ligjërohen, s’ka pse shkon në Kuvend ky grup parlamentar.

“Shenja dhe mesazhi që dha z.Basha që ishte dhe arsyeja e reagimit tone të parë, ishte që tentoi të njohë rezultatin. Përveç kësaj, tentoi dhe të justifikojë dhe përgjegjësinë e tij dhe të ikë nga përgjegjësia e tij duke thënë se ne tani fillojmë betejën. Beteja ka 8 vjet që filloi dhe prej 8 vjetësh dështoi. Pra, në këtë sens unë mendoj se Partia Demokratike dhe demokratët nuk luftuan për të marrë 60 mandate dhe për të çuar 60 burra dhe gra të ndershëm në Parlament, se nuk është ai misioni. Këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe ato mandate nuk mund të ligjërohen dhe s’ka pse shkon ky grup parlamentar në Parlament në shtator”, tha ai në Vizion Plus.

Nishani deklaroi se duke larguar përgjegjësit që kanë shkaktuar humbjet e demokratëve, PD mund të shpëtojë nga asgjësimi.

“Harrojeni që ka alternativë tjetër, përveç PD, për ta rrëzuar modelin e Edi Ramës. Këtë alternativë duhet ta bëjmë të aftë, të zonjën, projekt fitues. Kjo është përgjegjësia. Të rrijë Basha, të mbajë vulën dhe PD të vazhdojë të asgjesohet pak nga pak nga kokëfortësia e një njeriu”.

“PD kishte një mision, basha kishte një përgjegjësi: të fitonte zgjedhjet. Më e përçarë se sot nuk ka qenë kurrë PD. Sot në vijën e parë duhet të ketë gjeneratën e rinisë, ata duhet të jenë në vijën e parë të udhëheqjes”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img