Ish-presidenti Bujar Nishani ka folurmbrëmjen e sotme për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Ai tha se kjo është një çështje shumë e gjërë politike, por sipas tij në një shoqëri demokratike nuk mund të ketë dënime politike si në periudhën e regjimit komunist.
Më tej Nishani tha se Lulzim Basha mori një vendim pa i përfillur të tjerët.
“Unë mendoj se kjo është një çështjë shumë më e gjërë se relacioni midis Bashës dhe Berishës. Unë kam paasur një surpzizë të madhe se në një vend të lirë dhe demokratik ka dënime penale, por jo se ka dënime politike. Ne kemi reminishenca të forta në diktaturë. Se mendoja se në 2021 do të kishin kurajo dhe të aplikonin reminishëencën e këtij regjimi. Nëse Berisha është i përfshirë në afera korruptive ka dënim penal atëhere. Por që të kishte jë dënim politik i marrë nga një njeri pa e përfillur mendimin e të tjerëve si në dikataturë.Unë besoj se në një shoqëri demokratike nuk mund të ketë dënime politike”, u shpreh Nishani.
“Basha në këto 12 vite ka mbajtur qëndrime më anti-amerikane shumë herë më të rënda sesa këto, e ka përplasur PD me interesin amerikan”, shtoi Nishani në “Open”.