Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nishani flet për heqjen e bustit të Skëndërbeut: Trillime, aty s’ka pasur asnjëherë bust

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

98bdad02d767a614ebada4d02a284f77

“Busti i heroit ka qenë gjithë kohën në të gjitha ambientet. Kam ndjerë një lloj keqardhje që individë të veçantë e spekulantë, trillojnë gjëra terësisht të pavërteta në adresë të institucionit të presidentit të Republikës. Në vendin ku pretendohet që nuk ka qenë busti është një ambient që nuk ka patur asnjëherë dhe nuk ka bust të Skenderbeut, ndaj nuk kishte çfarë të hiqnim, përderisa s’kishte. Busti i heroit tonë kombëtar ka qenë në gjithë ambientet ku ishte i vendosur si në Presidencë edhe në ambientet e pallatit të brigadave, në çdo aktivitet të zhvilluar”, kështu i është përgjigjur presidenti bujar Nishani akuzave se busti Skënderbeut ishte hequr gjatë momentit të ceremonisë së dekorimit të presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.

“Le t’i lëmë spekulantët në botën e tyre të vogel të gënjeshtres, unë do eci para në vlerësimin e heronjve tanë, figurave tona, të cilët derdhën gjakun për të mbrojtur trojet e identitetin tonë kulturor. Natyrisht do të eci përpara edhe në nderim të atyre që sot punojnë me përkushtim për evidentimin e këtyre vlerave”, ka shtuar Nishani nga shtëpia muze e Çerçiz Topullit.

 Lexo edhe: Kontrasti, dekorimi i Napolitanos dhe Erdogan, zhdukja e bustit të Skënderbeut nga Pallati i Brigadave

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img