Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nishani: Basha të largohet, na duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Nishani: Basha të largohet, na duhet një model i ri për ta mundur

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

Nishani tha në “Live Cim Peka”, se Partisë Demokratike i duhet një model i ri për të mundur Edi Ramën.

“Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama.

Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson.

Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nesë do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqoptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndërrat e shqiptarëve”, tha Nishani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll