Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Niset për të takuar Ilir Metën, aksidentohet Ali Ahmeti

Lajme të ngjashëm

Aksidentohet me makinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.  Makina e tij është përplasur  me një shtyllë betoni në autostradën Tetovë- Shkup. Fatmirësisht nuk ka patur lëndime të rënda për kreun e BDI-së, por vetëm disa lëndime të lehta. Bëhet me dije se me lëndime më të rënda ka dalë shoferi i makinës së tij.Të dy janë dërguar menjëherë në spital.

Mësohet se kryetari i BDI ishte nisur drejt Shkupit për t’u takuar me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Ata do të ndiqnin me makinë itinerarin nga Gostivari, për t’u takuar në Reçicë me kryeparlamentarin Meta.

 

Më shumë