Hapësire reklamuese

Rajoni

Nis zbatimi i vendimit për targat në Kosovë, Vuçiç vendos ushtrinë në gatishmëri

Shkruar nga Newsbomb
Nis zbatimi i vendimit për targat në Kosovë, Vuçiç

Në prag të implementimit të marrëveshjes së targave nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vënë në gatishmëri Forcat e Armatosura, në mënyrë që t’i përgjigjen në çdo detyrë.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i ri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, në një deklaratë për mediat, teksa ka përgënjeshtruar zërat se Serbia po përgatitet për luftë. Sipas ministrit serb, angazhimi dhe përgatitja e ushtrisë ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, pas skadimit të afatit të targave në ato të RKS dhe fillimin e zbatimit të vendimit.

“Serbia është një vend serioz, merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme. Nuk do të thosha se kjo është zgjidhur. Me Kurtin nuk dihet, sot në mëngjes u dha qortimi i parë për një serb i cili nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për targat. Nuk më besohet se shtetet e QUINT-it nuk kanë asnjë ndikim te Albin Kurti”, ka thënë Vuçeviç në një intervistë për televizionin serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar të zbusë marrëveshjen për çështjen e targave teksa është shprehur se nuk do të konfiskojë makinat me targa ilegale, por do të marrë masa të tjera si konfiskimin dhe më pas gjobitjen.

Shkallëzimi tjetër do të jetë vendosja për dy muaj e tabelave provuese dhe vetëm pas 21 prillit të vitit 2023. Kurti tha se do të konfiskohen targat ilegale KM.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Më pas, deri me 21 janar do të shpërndahen gjoba. Dhe pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, shpjegoj Kurti në mbledhje të qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu