Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis vaksnimi i mësuesve tek “4 Dëshmorët” Në Tiranë, Rama i siguron se AstraZeneca është e sigurt

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 i mësuesve në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë.

Të pranishëm me nisjen e këtëj procesi është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama teksa ka ndjekur procesin i ka siguruar mësuesit se vaksina AstraZeneca, është e sigurt dhe se është marrë nga Suedia.

Në lidhje me vaksinën që është pezulluar në disa vende, Rama është shprehur se ajo i përket një serie tjetër.

“Nuk ju gjen gjë. Ne na kanë ardhur nga Suedia. Unë sot lexova deklaratën e këtij drejtorit të ISHP italiane, i cili thoshte se është një alarm fals, nuk ka asnjë rast që të ketë të bëj me vaksinën dhe pezullimi i një serie është bërë për të pasur garanci 100%. Nuk ka mundësi që të qarkullojë i vaksinës në raste se do kishte probleme. Seria ka ardhur nga Suedia në Britani kanë bërë miliona vaksina të AstraZeneca dhe nuk ka pasur asnjë problem,” tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.