Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nis vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, të moshuarit presin në radhë për të marrë dozën: Kemi besim dhe jemi të sigurt që do dalim mirë

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur vaksinimi masiv i popullatës në sheshin “Skënderbej”.

Siç shihet edhe në foto të moshuari janë në pritje për të plotësuar formularin dhe më pas për të bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Mësohet se të moshuarit janë njoftuar nga mjeku i familjes për tu paraqitur dhe për të bërë vaksinën kundër Covid-19, Sinovac.

Të moshuarit si fillim do të plotësojnë një fomular më pas do të vaksinohen dhe do të qëndrojnë rreth 20 minuta në një ambient për të parë nëse do të kenë ndonjë efekt nga vaksina.

“Po presim vakinën jemi në radhë. Kemi besim dhe jemi të sigurt që do dalim mire. Të gjithë thonë shyqyr që erdhi,” tha një i moshuar që priste në radhë për të marrë dozën.

Imunizimet do të fillojnë për personat +70 vjeç me vaksinën kineze, ndërkohë që aplikimet mund të bëhen në portalin E-albania.

Gjithashtu vijon vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll