Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Nis vaksinimi i policëve dhe gazetarëve, Manastirliu: Sot arrijmë shifrën e 100 mijë vaksinimeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga dita e nesërme do të nisë vaksinimi i efektivëve të policisë.

Siç është lajmëruar, nga sot do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit, sipas një plani të kombinuar.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qyteti i Beratit.

Ajo u shpreh se sot synohet të mbërrihet në shifrën e 100 mijë vaksinave në radhët e të moshuarve mbi 70-vjeç

“Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000. Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve. Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët.

Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Manastirliu.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Dita

GSH

Liberale

Koha Jone

spot_img