Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë, të rinjtë e PD thërrasin ‘Rama ik’, kryeministri: Vaksina kundër tërbimit nuk kemi akoma (Deklarata për Metën)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1544958b236036dc9d1f1720d0cd35ea

Kryeministri Rama ka qenë paraditen e sotme në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. E pranishme ka qenë dhe minsitrja Manastirliu.

Teksa kryeministri Rama fliste për nisjen e vaksinimit, për mediat, të rinjtë e PD ishin grumbulluar në selinë e tyre përballë shkollës dhe brohorisnin “Rama ik”. Kryeministri nuk i përfilli këto thirrje, por gazetarëve iu tha se ka siguruar vetëm doza për Covid-19, jo për tërbimin.

“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi ende për fat të keq, dhe do na duhet të bashkëjetojmë këtë periudhë me shfaqe tërbimi të kësaj natyre, që janë dhe shprehje dëshpërimi. Rëndësi ka të mundim armikun e të gjithë shqiptarëve, pastaj me armiqtë e dukshëm është më e lehtë”, tha Rama.

Ai shtoi se të hënën do të nisë vaksinimi në gjithë vendin. “Në shkollat e tjera do të nisë vaksinimi ditën e hënë. Në të gjithë njësitë e vendit do të ketë një shkollë që do të shërbejë për vaksinimin e mësuesve”, tha kryeministri.

Ndërsa, ministrja Manastirliu u shpreh se sot do vaksinohen të gjithë mësuesit dhe pedagogët. “Sot do vaksinohen të gjithë mësuesit dhe pedagogët. Janë rreth 250”, tha ajo.

Edi Rama foli dhe për përplasjet dje te zyrat e FRD-së dhe sulmoi presidentin Meta. “Jemi në kushtet e një shfaqe që është klinikisht e rëndë dhe kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë, jo vetëm me presidentin që ka çrregullime dukshëm të rënda”, shtoi Rama.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img