Nis vaksinimi anti-COVID në Rusi, mësuesit dhe mjekët marrin të parët dozat e ‘Sputnik V’, rezultatet e para shpresëdhënëse

Publikuar tek: bota, më 19:06 04-12-2020 Nis vaksinimi anti-COVID në Rusi, mësuesit dhe mjekët marrin të parët dozat e ‘Sputnik V’, rezultatet e para shpresëdhënëse Ilustruese

Rusia është shteti i parë në botë që ka nisur vaksinimin e popullsisë me vaksinat kundër koronavirusit.

Fillimisht me vaksinën “Sputnik V” janë vaksinuar mjekët dhe mësuesit, të cilët ishin pjesë e një programi vullnetar imunizimi kundër COVID-19.

“E bëra vaksinën për sigurinë time dhe të njerëzve të afërt. Fillimisht, nuk besoja te koronavirusi, derisa një i afërmi im u infektua. Kështu vendosa të jem e para në familjet time që vaksinohem”, u shpreh Zulfiya Sosnovskaya, mësuese.

Ndërkohë shfei i spitalit të Domodedovos Andrei Osipov është shprehur optimist për vaksinën, ndërsa tha se të gjithë personat mbi 60 vjeç që janë vaksinuar nuk kanë patur asnjë efekt anësor.

“Kemi vaksinuar disa persona që janë mbi 60 vjeç, e nuk ka pasur efekte anësore apo komplikacione. Vaksina funksionon dhe është tejet efikase. Kemi testuar disa njerëz për antitrupa pas vaksinimit, dhe rezultatet janë shumë të mira”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TMERRSHME/ Pronarja e shtëpisë i tha qiradhënëses që 'të largohej menjëherë' nga banesa, një kukull misterioze ishte fshehur në mur
Akuzohet për korrupsion, arrestohet Kryebashkiaku i Liverpulit dhe 4 persona të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.010958909988403
array(1) { ["section"]=> string(126) "nis-vaksinimi-anti-covid-ne-rusi-mesuesit-dhe-mjeket-marrin-te-paret-dozat-e-sputnik-v-rezultatet-e-para-shpresedhenese-230201" }