Hapësire reklamuese

Rajoni

Nis tërheqja e policëve nga komunat në veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Nis tërheqja e policëve nga komunat në veri të Kosovës

Ka nisur tërheqja e një pjesë të policëve nga objektet e komunave në veri të Kosovës mbrëmjen e sotme, bazuar kjo në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit e Miroslav Lajçak në Bratisllavë. Lajmi u konfirmua nga Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.

”Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani, shkruan Gazeta Ekspress.

Theksojmë se marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje, ditën kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit. Prej më shumë se një muaji në veri ka pasur tensione dhe përplasje, pasi serbët kanë kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetarët shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese