
Nis sot rrugëtimin e saj zyrtar ‘Shqipëria Bëhet’, partia më e re në Shqipëri me drejtues avokatin Adriatik Lapaj.
Në një deklaratë për mediat ai prezantoi pikat kryesore që përmban programi politik, ku një fokus të veçantë zuri nevoja urgjente për të miratuar ligjin për Referendum. Sipas Lapajt, qytetarëve duhet t’u jepet mundësia të korrigjojnë vendimet që merren për ta.
“Nëse nuk hapim garë në politike nuk mund të ketë që garë në asnjë fushë tjetër. Duhet me çdo kusht të miratojmë ligjin për Referendumin. Qytetarët të korrigjojnë çdo vendim që merret për ta.
Sot po nisim një rrugëtim të ri, për ndryshim, por duhet reagim dhe qëndrushmëri. Rrugëtimi ynë vijon nga Mirdita dhe do të fluturojë si dallëndyshe në çdo qytet të Shqipërisë,” tha Lapaj.
Në fjalën e tij ai theksoi se vendosi të ndjekë rrugën e drejtë, pasi qytetarët meritojnë një ndryshim.
“Vendosa të ndjek rrugën e drejtë, pasi ne meritojmë një ndryshim. Deri më sot pesha e përgjëgjësisë binte mbi mua, por nga sot ne jemi ne, një familje e madhe.