Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis shpërndarja e çelësave të apartamenteve në Laç, kryebashkiakja Cara: Do jetojnë në shtëpi shumë më të bukura dhe të sigurta

Shkruar nga Newsbomb
Nis shpërndarja e çelësave të apartamenteve në

Kryetare e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e çelësave të apartamenteve në Laç.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se ka nisur shpërndarja për çelsave të apartamenteve të zonës 1/1 për zhvillim (blloku B, sipas tipologjive dhe adresave, të përcaktuara në shortin publik të zhvilluar ditë më parë. Ndërkohë që familjet sistemohen në apartamentet e reja, do të vijojmë me procedurat e nënshkrimit të kontratave të dhurimit nga Bashkia Kurbin tek përfituesit.

“Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 84, datë 09.02.2022, nisëm sot shpërndarjen e çelsave të apartamenteve të zonës 1/1 për zhvillim (blloku B, sipas tipologjive dhe adresave, të përcaktuara në shortin publik të zhvilluar ditë më parë. Ndërkohë që familjet sistemohen në apartamentet e reja, do të vijojmë me procedurat e nënshkrimit të kontratave të dhurimit nga Bashkia Kurbin tek përfituesit.

Shumë e gëzuar për çdo familje që tashmë do të ketë mundësinë të jetojnë në shtëpi shumë herë më të bukura e më të sigurta se ato që kanë patur përpara dhe me ambjente të përbashkëta shumë herë më të mëdha e funksionale?????” shkruan Cara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese