Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nis shpërndarja e bonusit/ Pensionistët marrin 5 mijë lekë për festat

Shkruar nga Newsbomb
Nis shpërndarja e bonusit/ Pensionistët marrin 5 mijë lekë

Ashtu siç ishte planifikuar, këtë të hënë ka nisur zyrtarisht ndarja e bonusit të fundivit për pensionistët.

Tashmë pensionistët mund të tërheqin bashkë me pagesën e tyre mujore dhe bonusin në vlerën e 5 mijë lekeve.

Disa ditë më parë Rama tha se bonusi për festat e fundvitit për pensionistët do të shpërndahet këtë vit më herët nga vitet e tjera, për shkak të situatës financiare më të mirë nga vitet e tjera. Në fjalën e tij në Asamblenë e PS në Vlorë, kryeministri tha se në buxhetin e 2024-ës, 250 milionë euro janë për pensionistët.

“250 milion euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Natyrisht që do donim që kjo shumë të ishte dhe më e madhe por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. E dyta gropa e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është e vetmja gropë e pambyllur në të gjitha gropat që trashëguam nga qeveria e mëparshme kur morëm detyrën dhe kjo e bën më të vështirë realizimin e ambicies dhe dëshirës tonë për të pasur një rritje më të ndjeshme të pensioneve.

Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri siç u bë dhe vitin e kaluar e gjatë gjithë viteve, por jo në fund të vitit por më përpara. Për herë të parë në vitin e ardhshëm do kemi 2% të shpenzimeve të buxhetit për mbrojtjen, tha Rama.

Kujtojmë se 1% total  janë 680 mijë pensionistë të regjsitruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, ndërsa çeku i fundvitit është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh.  Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar më herët  se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese