Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Nis seanca në Komisionin e Ankesave: PD, LSI dhe Boiken Abazi kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka nisur pak minuta më parë seancën e radhës për të shqyrtuar ankesat e tre subjekteve politike, për pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit, për Qarkun e Tiranës.

PD, LSI dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi kërkojnë që rezultatet e miratuara nga KQZ pas përfundimit të zgjedhjeve të shpallen të pavlefshme, dhe të merret vendim për përsëritjen e tyre pasi, sipas tyre zyrtarë të lartë të PS kanë blerë vota.

Përfaqësuesi i PD shprehet se ky subjekt politik ka bërë disa kallëzime në SPAK për disa vepra penale, që sipas tyre kanë ndihuar në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Marash Logut, persona të caktuar të lidhur me zyrtarë të PS kanë përfituar tendera para zgjedhjeve, dhe paratë e tyre i kanë hedhur për të blerë vota.

Gjithashtu, përfaqësuesi i PD bëri me dije se ata kanë kallëzuar në SPAK deputetin Tom Doshi, pasi kanë kryer veprat penale të korrupsionit, si dhe kanë kanosur zgjedhësit.

Më shumë

spot_img
spot_img