Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Nis seanca e parë e sesionit të fundit të këtij Parlamenti, Ruçi: Sesionin e kaluar realizuam 3 objektiva madhorë; Gjykatën Kushtetuese, Reformën Zgjedhore dhe hapjen e negociatave me KE-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

545355f8da357765ae99d58c1fab8cda

Ka nisur në orën 17:00 seanca e parë e sesionit të fundit të këtij Parlamenti, ku seanca ka nisur me himnin e Shqipërisë dhe deputetët që janë ngritur në këmbë për ta respektuar.

Më pas fjalën e ka marrë kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se gjatë sesionit të kaluar, parlamenti realizoi 3 objektiva madhorë: vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, miratimi i Reformës Zgjedhore dhe marrjen e vendimit nga KE për çeljen e negociatave.

“Gjatë sesionit të kaluar realizuam 3 objektiva madhorë. Së pasi vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, si një hap vendimtar i Reformës në Drejtësi. Së dyti miratuam Reformën Zgjedhore dhe së treti marrjen e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me të 

Deklarova në fillim të sesionit se me hir apo me pahir deklarova se GJK do të ndërtohej. Dhe ja ku jemi sot Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe e aftë për vendimmarrje.

Në emër të Kuvendit, i bëj thirrja të gjitha institucioneve të përfshira për plotësimin e Gjykatës së Larttë që përshpejtojnë ritmet.

Të nderuar kolegë arritjet e kësaj legjislature dhe sesionit që kaloi marrin një vlerë të madhe duke pasur parasysh rrethanat e vështira. Përshëndes opozitën parlamentare për shërbimin që i bëri vendit.  Kuvendi pranoi opozitën jashtë parlamentare që jo të sillej rrugëve për të kontribuonte për institucionet”, tha ndër të tjera Ruçi.

Ky mund të jetë sesioni i fundit për disa deputetë, të cilët mund të mos jenë sërish në Parlament vjeshtën e ardhshme, pasi zgjedhjet e 25 prilli të kenë vendosur për 140 deputetët e rinj.

Më shumë

spot_img