Kuvendi ka nisur këtë të hënë seancën plenare për vitin 2022. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u kërkoi deputetëve që të mbajnë një minutë heshtje në nder të Presidentit të ndjerë të Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Kjo do të jetë një seancë e veçantë pasi do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse presidenti turk Recep Tayip Erdogan.
Presidenti Recep Tayop Erdogan mbërriti ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Më pas shefi i qeverisë e shoqëroi Erdoganin në Laç, aty ku ky i fundit u dorëzoi çelësin e shtëpive të reja familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.