Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Nis ristrukturimi i Policisë së Shtetit, “kurbani i parë” është shefi i njohur i Sigurisë Publike (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Procesi i ristrukturimit të Policisë së Shtetit duke se ka nisur. “Kurbani i parë” është shefi i njohur i Sigurisë Publike në PSH Gjovalin Loka. Ai është liruar sot nga detyra, dhe pritet që të emërohet në një pozicion tjetër.

Gjovalin Loka u emërua Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë publike në Tiranë, në 15 shkurt 2018. Mesa duket rezultatet e tij në tre vite në krye të këtij Sektori, nuk kanë bindur drejtuesit dhe ristrukturimi ka nisur pikërisht me Gjovalin Lokën.

Ai mban gradën e “drejtues i parë”, ndërsa më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Lezhës dhe Vlorës.

Ky proces i rëndësishëm në Policinë e Shtetit vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në vend. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ishte përgatitur një plan për ristrukturimin e gjithë Policisë, por do të prezantohej në shtator.

Pas aksidentit që ndodhi në Vlorë, ku një familje u shua e gjitha në aksident, dhe ngjarjes në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur për shezlongët, Rama thirri në takim me urgjencë ministrin Çuçi.

Procesi i ristrukturimit të Policisë së Shtetit i planifikuar për t’u prezantuar në shtator, është përshpejtuar me disa javë dhe tashmë ka nisur.

Më shumë

spot_img