Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis protesta e opozitës para Drejtorisë së Policisë, bllokohet rruga

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur në këto momente protesta e opozitës para Drejtorisë së Policisë.

Një grup qytetarësh janë grumbulluar para godinës, ndërsa të tjerë protestues pritet të vijnë nga Selia Blu së bashku me kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Militantët e opozitës po protestojnë paqësisht para godinës, ndërkohë që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit kërkojnë të lirohen personat që u shoqëruan mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së dhunshme.

Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar 100 persona dhe janë plagosur edhe 13 efektivë policie si dhe disa qytetarë.

fgdfgh.jpg

dgdfhgj.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu