Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Nis procesi, demokratët votojnë për kreun e PD mes Ibsen Elezit dhe Sali Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Demokratët e parë kanë nisur me votuar në qendrat e votimit për kreun e Partisë Demokratike.

Në këto zgjedhje garon Ibsen Elezi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00, edhe më shumë nëse në qendra do të ketë demokratë që duan të votojnë.

albsig

spring

Janë 108 qendra votimi, ku demokratët në qendrën përkatëse do të votojnë për kryetarin që duan që të drejtojë Partinë Demokratike.

Kujtojmë që Elezi pak ditë më parë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, pasi sipas tij kishte konstatuar shkelje statutore dhe ligjore, por kjo kërkesë nuk është pranuar dhe sot demokratët do vendosin se kë duan në krye të PD.

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, kundër rikthimit në PD kanë dalur haptazi ndërkombëtarët. Pak ditë më parë në një intervistë deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian tha se nëse demokratët kthehen te e djeshmja, atëherë nuk do të kenë më mbështetjen e Gjermanisë.

“Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara” tha ai.

Numri i anëtarëve që pritet të votojnë sot

Në Lushnjë do ketë nje kuti votimi dhe ku pritet të votojnë 1825 anëtarë.

Në Divjake ka një kuti votimi dhe pritet të votojnë 820 anetarë me të drejtë vote.

Në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. 1200 anëtarë ka në Krujë votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote. Në Berat janë 2300 anëtarë. Në Kuçovë janë 1500 anëtarë. Në Dimal janë 870 anëtarë, në Skrapar janë 630 anëtarë, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë.

Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë.

Fier pritet të votojnë 2000 anëtarë. Kukës pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img