Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Nis operacioni ‘Forca e Ligjit’, Rama paralajmëron ‘luftë’: Drejtori i FBI vjen këtë javë, të gjithë do përfundojnë në një vend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në Facebook, ka paralajmëruar një operacion të ri policor për goditjen e krimit të organizuar, politikanëve dhe policëve të lidhur me krimin.

albsig

Rama njoftuar se një task forcë e re e posaçme do të krijohet në policinë shqiptare, qeveria shqiptare do mblidhet nesër për miratimin e saj.

Kryeministri Rama gjithashtu dha lajmin se drejtori i FBI-së amerikane do mbërrijë këtë javë në Tiranë, ndërsa nënvizoi se lufta nuk do kursejë asnjë kriminel të pasuruar ‘qoftë me gomone apo me kravatë”.

Fjala e Ramës:

Sapo e kemi përfunduar këtë vit me një fitore të qartë pas një beteje pëllëmbë më pëllëmbë në hartën e vendit tonë. 2017 do nxjerrë Shqipërinë nga harta e kanabisit. Ka qenë një luftë e fortë, vetëm dy vitet e fundit janë sekuestruar 80 milion para të krimit. Mirënjohje përgëzime për të gjithë ata drejtues policie që mundësuan suksesin e madh që tregon raporti i Italisë për këtë vit. Turp dhe hetim për të gjithë ata pnonjës policie që u joshën dhe u bënë palë me krimin.

Dua të nënvizoj sot disa të vërteta. Së pari kanabisi nuk erdhi dhe nuk u trafikua për herë të parë në vitet e fundit, por shumë, shumë vite më parë. Raporti analitik i kanabisit nga 91’ tregon këto të vërteta. Së dyti mandati ynë i parë ishte edhe i pari i një qeverie të dalë nga zgjedhjet që nuk e mori në mbrojtje kanabisin dhe nuk e mbuloi mbjelljen e kanabisit me komunikata sekrete.

Së treti në luftën e saj me këtë fenomen policia e shtetit u sfidua rëndë, ndërkohë që duhej të ngrihej në këmbë. Së katërti, lufta e padëgjuar që opozita bëri ditë për ditë kundër policisë së shtetit duke derdhur lumë shpifjesh e përbaltjesh, por këtu duhet thënë se ishte një nxitje për qeverinë, por edhe një nxitje indirekte për krimin.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një pjesë të opinionit publik në Bruksel, ku falë baltës së opozitës që e derdhi në çdo vesh që mundi, Shqipëria u anatemua pa të drejtë. Por unë nuk jam këtu për të kemtuar suksesin e merituar të një përpjekje të gjatë. Jam këtu për të nënvizuar se ky sukses është vetëm faza e parë, kemi hyrë në një fazë të dytë, jetike, goditjen pa limit të rrjeteve që kanë përfituar nga kultivimi i kanabisit dhe jo vetëm.

Sot Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve që prej vitit 1992, rënie drastike të korrupsionit në polici, por pa asnjë dyshim fakti se sot e vërteta është krejt tjetër nga çka bërtet opozita e çartur, nuk do të thotë që çka kemi bërë ne këtu mjafton. Kemi bërë vetëm një pjesë të punës. Kemi marrë dhe do ta mbajmë të gjithë përgjegjësinë e madhe dhe do punojmë për të bërë punën tjetër.

Nesër qeveria e Shqipërisë do të mbridhet për të miratuar një task forcë të re në Policinë Shqiptare. Kjo strukturë e re do marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar. “Forca e Ligjit” do të marrë përsipër të çojë para ligjit elementët kriminalë. Ky operacion do jetë ora e të vërtetës, ora e të vërtetës për lidhjet e krimit me politikës. Këtu do jemi do shohim kush e mbështet vërtet krimin.

Epoka shumëvjeçare e të fortëve, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar shefa policie të tredhur dhe politikanë të shitur te e keqja, kjo epokë do marrë fund. Në atë vend do shkojnë të gjithë, kush më shpejt e kush më vonë. Kjo nuk do jetë një përpjekje e izoluar që do sjellë rezultate, nisja e vettingut më mbush me shpresë se gjykatat nuk do jenë më kishat dhe xhamitë ku falen kriminelët, kushdo qofshin ata, majtas apo djathtas. Më mbush me shpresë përfshirja e agjentëve të FBI-së dhe jo vetëm. Jam shumë falenderues ndaj çdo shqiptari që do shtet. Drejtori i FBI do vijë në Shqipëri këtë javë. Ambasadorit Lu i jam mirënjohës, si dhe partnerëve italianë e gjermanë. Do luftojmë me krimin e organizuar, do luftojmë me krimin ekonomik. Do luftojmë tia kthejmë popullit paratë e përfituara nga krimi me gomone apo me kravatë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img