Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Nis nesër punën Kuvendi i ri, ja kush do ta drejtojë seancën e parë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nesër më 10 shtator do të hapet legjislatura e re parlamentare. Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të ulen në karriget e Kuvendit.

Bëhet me dije se seanca e parë do të mbahet rreth orës 10:00, ku do të jetë më shumë një seancë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.

Seanca e parë do të drejtohet nga Luljeta Bozo, që sipas rregullore së Kuvendit drjtuesi i senacës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë.

Ndësa në orën 17:00 pritet që deputetët të betohen në Parlament.

Edhe këtë vit si vjet gazetarët nuk do të lejohen brenda në Parlament për shkak të masave nga Covid-19.

Kujtojmë që pak ditë më parë Edi Rama tha se Lindita Nikolla është e përzgjedhura në këtë legjislaturë.

Njoftimi i plotë për median:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë̈ do të zhvillohet ditën e premte, datë 10.09.2021, ora 10:00.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Me rastin e fillimit të Legjislaturës së X të Kuvendit dhe sesionit të parë të kësaj Legjislature, uroj të kemi një bashkëpunim të suksesshëm.

Zyra e Shtypit dhe shërbimet e Kuvendit do të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të rritur transparencën e bashkëpunimit me median, në mënyrë që publikut e qytetarëve t’u ofrojmë informacion të plotë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img