Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit të fëmijëve në klasat e para dhe të dhjeta, ministrja Kushi: Kini vëmendje, do të jenë vetëm…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit të fëmijëve në klasat e para dhe të dhjeta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se regjistrimi do të vijojë deri në 25 gusht.

Kushi i kujton prindërve se regjistrimi i fëmijëve do të kryhet vetëm “online” përmes portalit e-Albania.

Njoftimi i ministres Kushi:

Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar.

Faleminderit dhe suksese!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img