Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
22 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin

Lajme të ngjashëm

Nesër nis zyrtarisht muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën. Besimtarët myslimanë do të agjërojnë për 30 ditë ose 29 në varësi të muajit që përkon me Ramazanin.

Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë.

Këtë vit, dita e parë e agjërimit në Mekë do të jetë e enjtja, 23 mars, në varësi të shikimit të hënës së re.

Në këtë muaj të agjërimit, duhen patur parasysh disa rregulla si:  shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat agimi deri në perëndimin e diellit. Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.

Më shumë