Hapësire reklamuese

Rajoni

Nis mësimi në 14 shtator në Kosovë, Ministri Lika: Do të testohen 1500 arsimtarë për koronavirus

Shkruar nga Newsbomb

Mbi 1,500 mësues në Kosovë do të testohen për koronavirus para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator.

 

Gjatë një vizite në Gjimnazin Naim Frashëri” në Komunën e Shtimes, së bashku me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jashari, është thënë se shkolla do të nisë në 14-shtator duke respektuar çdo masë anti-covid.

“Ne kemi marrë informata që do testohen 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës, që i bie mbi 6.5 për qind të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, në mënyrë që të dimë situatën e infeksionit ose me cilën gjendje po hyjmë në vitin e ri shkollor. Testimi ka filluar. Edhe nga Komuna e Shtimes, arsimtarët e përzgjedhur në mënyrë të rastësishëm, kanë shkuar të testohen në qytetin Ferizajt”, tha ndër te tjera  ministri Lika.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që mësimi të fillojë në shkolla , të hënën, më 14 shtator. Viti i ri shkollor duhej të fillonte më 1 shtator, por është shtyrë, si pasojë e përforcimeve të masave anti-covid. Sipas udhëzimeve, shkollat duhet të garantojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës çdo ditë.

Bëhet me dije se numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu