Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nis Mesha e Shenjtë e Pashkëve në Katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Mesha e Shenjte e Pashkeve ne Katedralen e Shen Palit, Tirane

Mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën kremtojne sot Pashkët.

Në Shqipëri ashtu si në shumë vende të botës, Mesha e Shenjtë e Pashkëve po zhvillohet pa besimtarë për shkak të situatës së koronavirusit. Mesha e Shenjtë ka nisur dhe në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Në kalendarin e krishter, Pashkët janë festa më e rëndësishme, e cila simbolizon Ringjalljen e Krishtit.

Veza e kuqe është simboli i Pashkëve. Ajo simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Veza e Pashkëve është e vjetër, po aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll