Hapësire reklamuese

Politikë

Nis me sherr emisioni, Rakipi: Pse s’erdhe. Rama: Fol mirë, ti je marksist (Debati)

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur me sherr emisioni “Të paekspozuarit” ku është i ftuar kryeministri Edi Rama, dhe që ka mbërritur rreth 1 orë me vonese.

Gazetari Ylli Rakipi i është drejtuar Ramës duke i thënë se nuk pranoi të përballej në emision me gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Por përgjigja e Ramës ka qenë e rrufeshme.

Pjesë nga debati:

Rakipi: Nuk erdhe..

Rama: Jo, nuk erdhe ti, e lamë emisionin të enjtejn, nuk erdhe për arsye shëndetësore.

Rakipi: Jo ajo ishte një arsye

Rakipi: Arsyeja tjetër ishin ata tani. Bushati dhe Lubonja, ti s’doje që ata të vinin.

Rama: Jo, unë isha për punë aty, thashë eja, ti nuk erdhe.

Rakipi: Fajlin nuk e ka fasada, ti vetëm fasada bën

Rama: Fol mirë, pse ti vjen këtu i larë, i veshur, i hekurosur. Pse nuk vjen i palarë, i pakrehur. Lereni këtë punën e fasadës se jeni gabim. Ti je marksist-leninist, që thoshin përpbajtja, forma…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.