Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis me një minutë HESHTJE Asambleja KOMBËTARE e PS

Shkruar nga Newsbomb

Sapo ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka marrë fjalën dhe ka propozuar një minutë heshtje për nder të Luan Hajdaragës, ish-ministrit socialist i cili u nda nga jeta një muaj më parë.

Socialistët janë ngritur të gjithë në këmbë ndërsa fill pas minutës së heshtjes është kaluar për votim edhe rendi i ditës.

Më poshtë agjenda e plotë:

Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.

Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”,

Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.

Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.

Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.

Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës IX.

Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.

Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”.

Miratimi i strategjisë: “Partia Socialiste e hapur për Ty”.

E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe informacion mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë dixhitale.

Vendim për unifikimin e Regjistrit Dixhital të PS.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese