
Me tensione dhe kaos ka nisur edhe sesioni i ri parlamentar 2024. Seanca në Kuvend nisi me huimnin Kombëtar, ku të gjithë deputetët ishin në këmbë, por ndryshimi është se opozita ishte në këmbë para foltores.
Edhe ky vit në Kuvend duket se do të jetë me zhurme, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa disa të tjerë janë duke i rënë bilbilit.
Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar deputetëve që të ulen në mënyrë që në seancë të futet presidenti i Shqipëri, Bajram Begaj, që të mbante fjalën në Kuvend në nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Kujtojmë që në këtë seancë nuk janë vetëm deputetët, por edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith, si dhe ambasadori i Gjermanisë Karl Bergner.