Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Nis me Dritëro Agollin dhe Fatos Nanon e prangosur, Taulant Balla publikon VIDEON dhe uron 30 vjetorin e PS: Mirënjohje të gjithëve!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, publikon një video mesazh me ngjarje historike dhe uron ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste. Video nis me shkrimtarin Dritëro Agolli, vazhdon me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe më pas të gjitha ngjarjet e rëndësishme në PS e Shqipëri gjatë drejtimit të socialistëve.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale”, shkruan Balla dhe ndan videon e mëposhtme.

Më shumë

spot_img
spot_img