Hapësire reklamuese

Politikë

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, PS bojkotoi takimin e kaluar

Shkruar nga Newsbomb
Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, PS bojkotoi

Komisioni Hetimor po zhvillon sot mbledhjen e radhës për zgjedhjet e 25 prillit.  Të pranishëm në këtë mbledhje janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste.

Kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar rendin e ditës së sotme, duke u shprehur se ky takim është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhja e sekretarit.

Mbledhja e kaluar "përplasi" Partinë Demokratike me mazhorancën pasi nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për ta zhvilluar atë.

Lidhur me këtë kryetari i Komisionit, Enkeled Alibeaj tha se socialistët e kanë bojkotuar mbledhjen pasi nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e votave të 25 prillit.

Ndërkohë Partia Socialiste hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se nuk u paraqitën në mbledhje, pasi nuk ishin njoftuar 24 orë përpara nga kryetari. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll