Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Hyseni: Puna do bazohet në prova dhe Kushtetutë, përtej politikës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit është Alket Hyseni, i cili në fjalën e tij u shpreh se 49 deputetë kanë bërë kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

albsig

Ai u shpreh se Komisioni do të hetojë nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duke thënë se vendimet do merren vetëm në bazë të Kushtetutës.

“Mbledhja e parë e komisionit thirret menjëherë tre ditë pas marrjes së vendimit për ngritjen e tij.  Doja të theksoja që ky është një rast i veçantë për parlamentarizmin tonë, pasi është hera e parë që kërkohet drejtëpërdrejtë shkarkimi i presidentit të republikës, nga 49 deputetë firmëtarë. Puna jonë është puna e një eksperti, që do të bazohet në prova, përtej politikës do bazohemi vetëm në Kushtetutë.

Në këtë këndvështrim, përtej anës tonë politike, do të bazohemi në zbatimin e ligjit.  Presidenti i Republikës, nga afati i njoftuar nga komisioni i ligjeve nuk u paraqit. Më tej komisioni i ligjeve i paraqiti një komision parlamentit, dhe ky i fundit mori vendimin e ngritjes së këtij Komisionit.

Objekti i këtij komisioni është:

A- Hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjet zgjedhore përbëjnë shkelje të rëndë kushtetuese;

B- Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me unitetin e popullit, prishjen e qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrjen dhe intimidimin e institucioneve publike;

C-Verifikimi i akteve, sjelljeve dhe  qëndrimeve të caktuara  të Presidentit të  raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese,” tha Hyseni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img