Ka nisur pak minuta më parë edhe mbeldhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Presidencë.
Siç u tha edhe më herë në këtë takim do të bëhet një analizë e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023. Të pranishëm në këtë takim janë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat, ndërsa përfaqësues i opozitës është deputeti Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë.
Në nisje ka mbajtur fjalën presidenti Bajram Begaj, i cili u shpreh se viti që lam ishte sfidues sa i prërket sigurisë kombëtare.
“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.
Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Begaj.