Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Nis mbledhja e KED, përcaktohet fati i ish-kryeinspektores së KLD Marsida Xhaferllari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur pak momente më parë mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku do të shqyrtohet kërkesa për të riçelur garën për kandidatët për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Mësohet se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa kërkesa për riçelje të garës bëhet për shkak se nuk është plotësuar numri i 5 kandidatëve për ILD.

Deri më tani i është lejuar kandidimi Artur Malajt, Artur Metanit dhe Eris Hysit, e ndërsa nuk është pranuar kandidatura e Klodjan Rados.

Raportohet se KED do të përcaktojë sot fatin e ish-kryeinspektores së Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferllari.

Ajo do të mësojë nëse i plotëson ose jo kushtet për të qenë kandidate për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa javën e ardhshme, KED do të nisë procedurën e intervistimit të kandidatëve për ILD dhe Gjykatën Kushtetuese.

Xhaferllari kandidon për një prej 9 vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

Sakaq, vendimi pritet të publikohet pasditen e sotme.

Më shumë

spot_img