Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nis konkursi ‘Drejtues i parë’, 33 policë në garë për vendin e Haki Çakos

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme në Akademinë e Policisë ka nisur zyrtarisht konkursi “Drejtues i parë”.

Në garë marrin pjesë 33 policë të cilët konkurrojnë për të zëvë vendin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Policët në garë për gradën madhor, të cilët kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.

Pas dy fazave që duhet të kalojnë kandidatët, Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese