Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis hetimi ndaj tre gjyqtarëve që liruan Lulzim Berishën

Shkruar nga Newsbomb

​Ndaj Tritan Hamitaj, Fejzo Hysi dhe Shpëtime Pitarku, të tre pjesë e kolegjit penal, krimet e rënda kanë krijuar dyshime të arsyeshme se, në rastin e Lulzim Berishës, secili nga gjyqtarët ka shkelur ligjin.

Burime nga akuza, theksojnë se gjykata e shkallës së parës në Durrës, ka shmangur procedurën normale te kundërshtimit të urdhrit të ekzekutimit që nxjerr prokurori.

Vendimi i uljes së dënimit të dhënë nga Hamitaj, Hysi e Pitarku, u trajtua si një çështje administrativo- penale, duke përjashtuar prokurorin nga salla e gjyqit, e duke lënë të pranishëm vetëm juristi burgut, tashme të shpallur në kërkim, Tedi Labi.

Shkelja e ligjit dyshohet të jete bërë si, përsa i përket procedurë se ndjekur, ashtu edhe për aplikimin në mënyrë të gabuar te ligjit për amnistinë.

Prokuroria e krimeve të rënda dyshon se, gjyqtari Fejzo Hysi ka zbatuar gabim ligjin për amnistinë, duke i zbutur ish-kreut të bandës së Durrësit dënimin e marrë për armëmbajtje pa leje në kushtet kur ai ishte dënuar për vrasje.

Sipas dispozitave ligjore, Gjykata kishte aplikuar dënimin me te rende atë të vrasjes për Lul Berishës dhe në këtë mënyrë, atij ishte hequr dënimi i armbajtës pa leje, sepse i ishte njësuar dënimi, shkruan “Vizion Plus”.

Pra përfitimi i uljes së dënimit nga armëmbajtja pa leje nuk ekziston në këtë rast.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.