Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis grumbullimi i demokratëve te "Air Albania", gazetarët nuk lejohet të futen, duhet të kenë "kartë delegati"

Shkruar nga Newsbomb

Në ambientet e stadiumit kombëtar "Air Albania" ka nisur grumbullimi i demorkatëve që do të ndijekin sot Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Anëtarë të thjeshtë dhe delegatë kanë sfiduar kushtet e motit dhe po mblidhen në Tiranë.

Nga ky proces nuk dihen shumë detaje pasi organizatorët janë kujdesur që mediat të qëndrojnë larg.

Gazetari i News 24 Osman Stafa, ndodhet këtë mëngjes në stadiumin "Air Albania" por tha se nuk është lejuar të futet brenda. Sipas tij, organizatorët i kanë thënë shprehimisht se nuk i njohin kartat e tyre të gazetarëve, ndaj duhet të ishin pajisur me mjete të tjera identifikimi.

Këto mjete jepen pikërisht nga personat përgjegjës për organizimin e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mesa duket, edhe gazetarët duhet të pajisen me "karta delegatësh" që të ndjekin drejtpërdrejt punimet e Kuvendit të PD në "Air Albania".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll