Ka nisur ceremonia e hapjes së Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Krerët më të lartë të shtetit, si dhe përfaqësues të Aleancës janë duke marrë pjesë në inagurimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë.
Kjo ceremoni u hap me performimin e orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, të cilët fillimisht performuan himnin e NATO-s, e më pas himnin e Shqipërisë.
Siç raportuam dhe më herët gjatë kësaj ceremonie do të ketë edhe një spektakël në ajër të avionëve. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se se tre dronët Bayraktar, ‘TB2’ të blerë në Turqi do të bëjnë fluturimin e parë sot në çeljen e bazës ajrore në Kuçovë.
I pari që do të flasë në hapje të kësaj ceremonie do të jetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, më pas do të flasë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji si dhe përfaqësuesja e NATO-s, Stacy. A. Cummings.
Gjithashtu do të mbajë fjalën e tij edhe ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler si dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guido Croseto. Pas tyre kryeministri Edi Rama do të ketë fjalën përshëndetëse, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa fjala përshëndetëse do të mbyllet nga presidenti Bajram Begaj, i cili është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
LEXO EDHE: Me spektakël avionësh në ajër, hapet sot baza ajrore e NATOS-s në Kuçovë (AXHENDA)
LEXO EDHE: Dronët Bayraktar bëjnë sot fluturimin e parë, Rama publikon pamjet e montimit të tyre
LEXO EDHE: Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Osmani: Rritet siguria në rajon