Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis brenda 2020 investimi për ndërtimin e ujësjellësit për 4900 banorët e Velabishtit, Starovës, Remanicës dhe Veterrikut në Berat

Shkruar nga Newsbomb

Bashkia Berat ka adresuar pranë AKUM nevojën emergjente për ndërtimin e  infrastrukturës së ujësjellësit në Velabisht, Starovë, Remanicë dhe Veterrik të Beratit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) do të nisin zbatimin e këtij investimi brenda 2020.

Në kuadër të këtij investimi, Alqi Bllako Drejtori i Përgjithshëm i AKUM së bashku me Ervin Demo, Kryetari i Bashkisë së Beratit inspektuan në terren zonën ku do të shtrihet ky projekt.  

Kryebashkiaku Demo theksoi rëndësinë e këtij investimi në këto zona jo vetëm për zhvillimin  e tyre por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, duke konsideruar se gjendja aktuale e jetesës dhe kushteve higjeno-sanitare për 4900 banorë janë minimale. Demo nënvizoi se Velabishti përmes investimeve në infrastrukturë ka potencialin të integrohet me qytetin e Beratit dhe mos konsiderohet si zonë informale dhe rurale e tij.

 Zona e projektit shtrihet në pjesën perëndimore të qytetit të Beratit, terren kodrinor dhe do të prekë direkt rreth 1350 konsumatorë  familjarë dhe biznese. Kjo zonë është urbanizuar dhe zhvilluar informalisht në këto 30 vite dhe nuk ka infrastrukturë ujësjellësi. Furnizimi me ujë i është informal dhe banorët kanë gjetur zgjidhje individuale për plotësimin e nevojave. Është ndërtuar nga vetë banorët një një rrjet ujësjellësi  informal , që marrin ujin për këtë rrjet nga lagja Goricë e Beratit dhe shumë familje kanë ndërtuar puse individuale. Projekti që do të investohet nga qeverisja qëndrore parashikon rreth 10 km ndërtim të linjës kryesore, rreth 27 km  ndërtim të linjës shpërndarëse , ndërtimin e një  rezervuari, rikostruksionin e stacioneve të pompave, rreth 27 puseta me kolektor shpërndarës si dhe pajisjen me ujëmatës të konsumatorëve familjarë dhe privat  në masën 100%.

Investimet e qeverisë qëndrore në Berat do të vijojnë dhe në fillim të vitit 2021 nis projekti Infrastruktura Bashkiake V (MIP V) i cili përfshin ndërtimin dhe optimimizimin e rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve si dhe trajtimin e ujërave të ndotura përmes ndërtimit të impiantit të ujërave të ndotura (ITUP) në Berat.
Ky ITUP do të jetë i 12-ti në Shqipëri që do të ndërtohet., Projekti MIP V financohet nga buxheti i shtetit si dhe me investim të huaj Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim, Qeveria Zvicerane përmes SECO dhe Delegacionit Evropian. 

Objektivi strategjik i qeverisë shqiptare është transformimi rrënjësor i sektorit të ujit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe rritjen e ekonomisë lokale.

3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

4_copy_copy_copy.jpg5_copy_copy.jpg

skema_velabisht_copy.png

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu